Kosnett konfirmon përkrahjen e tij për pavarësinë në punën e Kushtetueses

Aktuale

Kosnett konfirmon përkrahjen e tij për pavarësinë në punën e Kushtetueses

Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:42
Philipe Kosnett dhe Arta Rama-Hajrizi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, të cilin e njoftoi me punën dhe sfidat me të cilat është përballur ky institucion gjatë vitit që shkoi, veçanërisht në aspektin e funksionimit dhe të vendimmarrjes.

Largimi i njëkohshëm i katër gjyqtarëve të gjeneratës së parë të emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe humbja e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje vitin e kaluar, ishin ndër sfidat kryesore të cilat kryetarja Rama-Hajrizi i veçoi në takim.

Ajo shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Qeveria e SHBA-së i ka ofruar deri më tani Gjykatës Kushtetuese, por edhe institucioneve të tjera në vend, nëpërmjet projekteve të financuara nga Misioni i USAID-it në Kosovë.  

Ndërsa, diplomati amerikan konfirmoi përkrahjen e tij për pavarësinë në punë të Gjykatës Kushtetuese dhe shprehu zotimin për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, në të gjitha fushat me interes reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat