Reagon edhe Haradinaj për mosdekretimin e Cakajt nga Meta

Aktuale

Reagon edhe Haradinaj për mosdekretimin e Cakajt nga Meta

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:01
Ramush Haradinaj

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka komentuar mos dekretimin e kosovarit, Gent Cakaj nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Ai në një konferencë për media në AAK tha se nuk ka të drejtë ta komentojë.

“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja ta komentoj dhe s’kam as të drejtë ta komentojë është detyrë e Qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam të drejtë  me e komentu. Kjo është çështje e Shqipërisë dhe ne i respektojë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, tha Haradinaj.

Ndryshe sot, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka dekretuar Gent Cakajn si ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për shkak të deklaratave të tij pro korrigjimit të kufijve.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur vendimin e marrë sot nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Sipas tyre Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit.

Tutje ata kanë thëne se vetë Cakaj ka qenë anëtar ‘ formal’ brenda kësaj lëvizjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat