Molliqaj: VV po mbron planin e Ahtisaarit, e po shpif në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn

Aktuale

Molliqaj: VV po mbron planin e Ahtisaarit, e po shpif në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:05
Dardan Molliqaj

Mos dekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta, në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka nxitur debat të ashpër në mes zyrtarëve nga partitë politike në Kosovë.

Këtë veprim të Metës, e përshëndeti Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit, ani pse Cakaj dikur ishte anëtar i LVV-së.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn.

Postimi i plotë:

Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit.

Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri.

Kurse Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014.

Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn.

Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!

Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit “kush është me mua është i mirë” (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat