"Prapa Gent Cakës është Baton Haxhiu e Aleksandar Vuçiqi"

Aktuale

"Prapa Gent Cakës është Baton Haxhiu e Aleksandar Vuçiqi"

Më: 10 janar 2019 Në ora: 21:40
Gent Caka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur rreth vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të mos e dekretuar kosovarin Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, duke përmendur papërvojën e tij dhe deklaratat e tij pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Aliu ka thënë në emisionin “Pressing”, se mbështetja e ndryshimit të kufijve është “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabueshme e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe e Edi Ramës në këtë rast”.

Deputeti i VV’së ka shtuar se shkarkimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm i Shqipërisë është shqetësues, duke vlerësuar se shqiptarët ishin më të sigurt me të.

Aliu ka vlerësuar se prapa Cakës qëndron gazetari Baton Haxhiu, i afërt me kryeministrin shqiptar, Rama, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Prapa Gent Cakës është Baton Haxhiu... Është një marrëdhënie e ndërtuar me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin, me këta...”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat