Pacolli paralajmëron vizitat e homologëve gjermanë dhe francezë në Kosovë

Aktuale

Pacolli paralajmëron vizitat e homologëve gjermanë dhe francezë në Kosovë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 22:19
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Ai nga atje ka paralajmëruar edhe vizita të rëndësishme të zyrtarëve nga Gjermania dhe Franca në Kosovë.

“Në këtë tremujor do të presim për vizitë ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe ministrin e Jashtëm të Francës, i cili do të na vizitojë më 26 mars”, ka thënë Pacolli në Zonën e Debatit.

“Do të ketë edhe vizita të tjera duke pasur parasysh konfirmimet që na kanë ardhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat