Kreu i veteranëve nxit ish-bashkëluftëtarët t’i përgjigjen Gjykatës Speciale

Aktuale

Kreu i veteranëve nxit ish-bashkëluftëtarët t’i përgjigjen Gjykatës Speciale

Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:19
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK’së që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion.

Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë”, ka thënë ai.

“Mirëpo, çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund”, ka shtuar Gucati.

Ai ka treguar se OVLUÇK’ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për krejt procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat