Kurteshi e quan gomar e tradhtar Ramën, s’len gjë pa thanë edhe për Thaçin e Baton Haxhiun - Bota Sot
Kurteshi e quan gomar e tradhtar Ramën, s’len gjë pa thanë edhe për Thaçin e Baton Haxhiun

Aktuale

Kurteshi e quan gomar e tradhtar Ramën, s’len gjë pa thanë edhe për Thaçin e Baton Haxhiun

Nga: N.Sh Më: 10 janar 2019 Në ora: 23:51
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur gomar dhe tradhtar.

Kurteshi ka reaguar edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj Baton Haxhiut.

Pas vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të mos e dekretuar të propozuarin e Ramës, Gent Cakaj, në postin e ministrit të Jashtëm, Kurteshi ka thënë se Cakaj është emëruar nga “gomari”.

Kurteshi e ka sulmuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e quajtur kriminel, dhe gazetarin Baton Haxhiu, të cilin e ka cilësuar kriminel dhe spiun të BIA-s.

“Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!

Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.

Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar”, shkruan Kurteshi në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...