Merovci kujton Malokun: Jetën ia morën pabesisht para 2 dekadash, por guximin jo!

Aktuale

Merovci kujton Malokun: Jetën ia morën pabesisht para 2 dekadash, por guximin jo!

Nga: A.ZH Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:46
Enver Maloku, Rasim Cubolli dhe Adnan Merovci

Sot bëhen 20 vjet nga vrasja e veprimtarit dhe gazetarit të shquar, Enver Maloku.

Atë më këtë rast, e ka kujtuar bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, përmes një postimi në Facebook.

Merovci, ka thënë se Malokut, nuk mundën t’ia vrasin guximin e fjalës së lirë, as kur e plagosën.

Ai ka thënë se jetën ia morën pabesisht para 2 dekadash por guximin jo!

“Atë që nuk mundën t’ia vrasin Enverit, ishte guximi i fjalës së lirë, që asnjëherë nuk u ndal, as kur tinëzisht e plagosën. Jetën ia morën pabesisht para 2 dekadash por guximin jo!”, ka shkruar Merovci në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat