Morina: Greva e kirurgëve nuk do të ndalet, kërkojmë rritjen e pagave

Aktuale

Morina: Greva e kirurgëve nuk do të ndalet, kërkojmë rritjen e pagave

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Për shkak të grevës së kirurgëve 200 operacione në ditë janë duke u anuluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa aktualisht po trajtohen vetëm rastet emergjente.

Kështu tha kirurgu, Arbër Morina.

Morina theksoi se kirurgët kërkojnë rritjen e pagave në nivel të prokurorëve dhe gjyqtarëve

Sipas tij, greva e kirurgëve nuk do të ndalojë deri në momentin e marrjes së një vendimi nga institucionet përgjegjëse.

“Greva është duke u mbajtur në QKUK dhe spitalet rajonale. Rastet emergjente nuk i kemi anuluar asnjëherë, as ditën e parë dhe nuk do të anulohen asnjëherë. Operacionet selektive janë ndërprerë. 11 klinika janë në grevë, nëse një klinikë i bën minimalisht 5 deri në 20 operacione kjo nënkupton një numër prej 100 deri 200 operacione në ditë të anuluara. Kushti është i qartë, kërkesën e kemi të qartë. Ne kërkojmë rritjen  e pagave në nivel të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në momentin që ky vendim merret ne e ndërpresim grevën, përndryshe greva kryhet pafundësisht”, ka thënë Morina.

I pyetur se a kanë marr ndonjë përgjigje nga institucionet në lidhje me kërkesat e tyre ai tha: “Jo nuk kemi marr asnjë përgjigje nga askush deri më tani”.

Ndryshe, nga data 17 dhjetor 2018 kolegjiumet profesionale të kirurgëve të QKUK-së kanë hyrë në grevë, ndërkaq kërkojnë rritjen e pagës në nivel të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat