“Edi Rama, kallxo sa të ka paguar Serbia për shkatërrimin e Kosovës”

Aktuale

“Edi Rama, kallxo sa të ka paguar Serbia për shkatërrimin e Kosovës”

Nga: A.ZH Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:09
Edi Rama

Edhe opinionisti, profesor doktor Binak Maxharraj, i ka reaguar ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas kritikave të tij ndaj presidentit Ilir Meta, që nuk dekretoi për Ministër të Jashtëm Gent Cakajn.

Maxharraj, në një reagim të dërguar në gazetën “Bota sot”, ka kërkuar nga kryeministri Rama, që “t’i mbajë duart larg nga Kosova”.

Ai ka pyetur Ramën se sa është paguar nga Serbia, për shkatërrimin e Kosovës. Ndërsa, ka shtuar se ai nuk mund të luajë me Kosovën, për hesape të presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Më poshtë reagimi i plotë i Maxharrajt:

Edi Rama, largo ato duart e tua të ndyta nga Kosova

A ka kush në Kosovë që i thotë proserbit Edi Kërstaq Rama që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Të ndalet në pazarët me serbët për dhe rreth Kosovës.

Kosova nuk është vend që mund t’i hip e zhdripë çdo kush e më së paku Edi Rama.

Kallxo Edi Kërstaq Rama, sa të ka paguar Serbia që po i del aq zot në shkatërrimin e Kosovës.

Edi Kërstaq Rama largo ato duart tua të ndyta, të pista nga Kosova. Nuk ke të drejtë as emrin t’ia përmendësh Kosovës, e le më të luash me të për hesapet e Vuçiqit dhe të Hashim Thaçit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat