LDK kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut - Bota Sot
LDK kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

Aktuale

LDK kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:35
Pamje nga homazhet

(E plotësuar) - Kryesia e LDK-së sot bëri homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Kjo parti me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së publicisit dhe anëtarit të saj ka kërkuar që të zbardhet ky rast.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka vlerësuar lart veprën dhe jetën e Malokut.

Beqiri: Vepra e tij e ka një domethënie të veçantë

“Është një ditë sa e dhimbshme edhe krenare për një njeri siç ishte Enver Maloku. Puna e tij, vepra e tij, jeta e tij ka një domethënie të veçantë është një mesazh i veçantë se si punohet për vendin në kohën më të vështirë, veçmas në kohën kur i ndjeri drejtonte QIK-un, botonte informatorin në kohë dhe rrethana shumë të rënda, por fatkeqësisht vrastarët, gjegjësisht vrasësit nuk ja deshën të mirën Kosovës, nuk ja deshën të mirën Lidhjes Demokratike të Kosovës, qytetarëve të Kosovës  dhe bënë një akt makabër”, tha Beqiri.

Ai u shpreh se kanë shpresë që ky vit të jetë viti i zbulimit të dorasit të Malokut, sepse në të kundërtën nuk mund të ketë Kosovë demokratike dhe të zhvilluar.

Beqiri: Shpresojmë që ky të jetë viti i zbulimit të dorasit të Enver Malokut

“Është e papërmubushur një obligim që e kanë, që të gjitha institucionet përgjegjëse të zbulojnë dorasit dhe t’i vënë para drejtësisë këta kriminelë, që vranë jo vetëm Enver Malokun, por me të  vranë edhe lirinë e shprehjes. Vranë një gazetar, një publicist i cili, bëri aq shumë, punoi aq shumë, për lirinë dhe për pavarësinë e vendit tonë që fatkeqësisht nuk e gëzoi”, shtoi Beqiri.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve 90-ta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.

Image

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te përmendorja e tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që rasti i Malokut të zbardhet, dhe të dihet dorasi.

"Sot po bëhen 20 vite të vrasjes të veprimtarit, intelektualit, gazetarit. Jeta e tij ka një mesazh të veçantë, sidomos në kohën sa punoi në QIK. Rasti i Enver Malokut duhet të zbulohet, të zbulohen kriminelët. Ne ende nuk kemi informata se kush janë dorasit e Enver Malokut. Shpresojmë që ky do të jetë viti i zbulimit të dorasit", tha Beqiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...