Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë të përkrahë ndërmarrjet inovative

Aktuale

Haradinaj: Qeveria do të vazhdojë të përkrahë ndërmarrjet inovative

Nga: Z. B. Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar në mëngjesin e sotëm, Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Ai përmes një postmi në Facebook, ka shkruar se Qeveria e vendit do të jetë partner në avancimin e ndërmarrësisë inovative, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shihni reagimin e tij të plotë:

Ndërmarrësia inovative është nxitje e fuqishme për rritje ekonomike. Kosova ka dëshmuar që ka potencial për të arritur tregjet botërore në këtë fushë. Mëngjesin e sotëm, zhvillova takim pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ku u njoftova për projeksionet dhe orientimet strategjike për këtë vit. Përmes lehtësirave të shumta fiskale, ndërtimin e bazës ligjore dhe krijimin e zonave ekonomike, kemi ndërmarrë hapat thelbësor për të siguruar mjedisin veprues dhe për të rritur mundësitë për sukses për çdo ndërmarrës. Qeveria e vendit do të vazhdojë të jetë partner në avancimin e ndërmarrësish inovative, si kontribuues për hapjen e bizneseve dhe gjenerimin e vende te reja pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat