Aliu: Grafiti që dëshmon pranimin e vrasjes së Astrit Deharit

Aktuale

Aliu: Grafiti që dëshmon pranimin e vrasjes së Astrit Deharit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:55
Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu

(E plotësuar) - Vendosja e një grafiti prapa Teatrit Kombëtar të një shishe mjalte me mbishkrimin, “I’m not a gun”, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje këtë të sheh si ndërlidhje me siç thonë atavrasjen e aktivistit të ndjerë të tyre, Astrit Dehari dhe kërcënim për gjithë anëtarësinë e tyre.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu përmes një konference për media ka prezantuar këtë grafit, ku tha se dëshmohet se ajo shishe ka qenë arma e vrasjes së Astritit dhe pranohet vrasja e tij.

Aliu, po ashtu konsideron se kjo mund të jetë kërcënim dhe për vrasje të reja.

Aliu: Ky grafit dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit

“Dikush u përkujdes dhe një herë se Astritin na kanë vrarë në burg, grafiti në objektin e teatrit paraqet shishen që është vrarë Astriti në burg dhe në shishe shkruhet, I’m not a gun, pra unë nuk jam armë, bëhet fjalë për këtë grafit. Ne as nuk mund të imagjinojmë se si ndihet familja e Astritit kur të shohë këtë grafit në formën bizare të rikujtimit të vdekjes. Ky grafik në këtë kohë dëshmon dy gjëra, dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit dhe njëkohësisht mbase mund të jetë dhe kërcënim  për vrasje të tjera që dikush mund ti ketë në mendje”, tha ai.

Kohën kur ka ardhur ky kërcënim, sipas deputetit Aliu paraqet një situatë kur në prag të marrëveshjeve madhore, pushteti mundohet të dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, grafiti paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që po i prishin planet e pushtetit.

Aliu: Pushteti që një kohë ka provuar të dobësoj Lëvizjen Vetëvendosje

“Kur vjen ky kërcënim, pse bash tash tani në prag të përpjekjeve për marrëveshje, pra para synimeve që të ketë koncesione të reja kundrejt Serbisë, pushteti që një kohë ka provuar të dobësoj Lëvizjen Vetëvendosje në shumë forma dhe këto forma mbase ju kanë dështuar...ky grafit thotë se përdorimi i asaj shishe do të vazhdoj sepse nuk është armë. Ky grafit paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që po prishin plane, po i prishin planet e atyre që e mbajnë këtë vend të ngulfatur politikisht dhe ekonomikisht” shtoi deputeti nga radhët e VV-së.

Aliu kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë lidhjen, sepse siç thotë ai  kushdo që i ka bërë grafitet mund të dërgojë tek vrasësit e Astrit Deharit.

Aliu: Policia edhe Prokuroria duhet të veprojnë menjëherë

“Shkrimi i atyre grafiteve  duhet të hetohet menjëherë me urgjencë, po ashtu policia dhe prokuroria duhet të veprojnë menjëherë pas kësaj që ne po e konsiderojmë kërcënim”, përfundoi ai.

Përkundër kësaj, Liburn Aliu tha se këto kërcënime nuk mund të ndalin Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekjet e tyre.

***

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një konferencë për media nga zyret e partisë së tij, ka folur për një grafit i cili është bërë në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e në të cilin shihet shishja e mjaltës me të cilën dyshohet se aktivisti i tyre tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, kishte mbytur veten në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Megjithatë sipas deputetit Aliu, një grafit i tillë mund të jetë një mesazh se dikush po planifikon edhe vrasje të reja.

“Ky grafit në këtë kohë dëshmon dy gjëra. Dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit, dhe mbase mund të jetë kërcënim për vrasje të tjera që dikush mund t’i ketë në mendje”, ka thënë Liburn Aliu.

Image

Ai thotë se këto grafitë kërcënuese po vijnë në prag të arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

“Ky grafit dëshmon, se ajo ka qenë pikërisht arma e vrasjes. Ky grafit paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që u prishin planet e atyre që po e mbajnë këtë vend të ngulfatur politikisht e ekonomikisht”, ka thënë deputeti i VV’së.

Ai ka kujtuar edhe një deklaratë në Kuvendin e Kosovës ku ishte thënë se “ruajuni se po vetëvraheni”.

Aliu ka ftuar Policinë e Kosovës që të hetojë shkrimine  atyre grafiteve, pasi Lëvizja Vetëvendosje i konsideron si kërcënime.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendosjes së një grafiti tek Teatri Kombëtar, për të cilin thonë se ndërlidhet me Astrit Deharin.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu përmes një konference për media tha se përmes vendosjes së këtij grafti ku është vendosur një shishe me mjaltë me mbishkrimin ‘Im not a gun’ (Unë nuk jam armë), pranohet se Astrit Dehari është vrarë.

Aliu madje ka thënë se ky provokim është bërë në një kohë kur Kosova është në prag të një marrëveshje me Serbinë, dhe ka për qëllim frikësimin e Vetëvendosjes.

“Ky grafit dëshmon dhe paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që po i prishin planet”, tha ai. Ndërsa, theksoi se kushdo që e ka bërë grafitin duhet të hetohet si porositësi i vrasjes së Deharit.

Aliu i bëri thirrje, policisë dhe prokurorisë që të hetojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat