"Vrasja e Enver Malokut, kishte një mesazh"

Aktuale

"Vrasja e Enver Malokut, kishte një mesazh"

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:07
Doruntinë Maloku

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore në nder të veprës së tij.

Anëtarë të kësaj partie kanë kujtuar ditën e vrasjes së veprimtarit, duke e quajtur atë si heshtje të gazetarisë.

Ende e ka të freskët, kohën kur ia vranë  babanë para syve të saj dhe vëllezërve. E sot, Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut, pas 20 viteve të vrasjes së tij, e kujton me mall, duke kërkuar drejtësi për babanë e saj.

Maloku: Kosova po bëhet, por larg ëndrrave të babait tim

“ Sot 20 vjet kur është vrarë babai në sytë tanë, Albanoni ishte 10 vjeçar, sot ai është 30 vjeç. Andini, vëllai im i madh, i cili atëherë ishte shumë i vogël, kishte 11 vjet, ndërsa sot është 31 vjeç. Unë që isha 16 vjeçare tash kam pothuajse moshën e mamit tim kur mbeti e ve. Babai im i ka dy nipa dhe një mbesë. Pra, fëmijët e vegjël janë rritur, po rriten edhe nipat dhe po ashtu mbesa e Enverit e cila ka moshën e shtetësisë së Kosovës. Kosova gjithashtu po bëhet, por larg ëndrrave të Enverit. Larg, sepse drejtësia nuk po bëhet as për babin, as për axhin Xhemë, as për Tahirin, as për Smajlin, Shabanin e shumë e shumë të tjerë”, ka thënë e bija e Enver Malokut.

Maloku ka thënë se kanë nevojë të dinë të vërtetën e vrasjes së babait të saj, në mënyrë që të flenë të qetë.

Vrasjen e Enver Malokut, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka quajtur mesazh të heshtjes së gazetarisë.

Veliu: Vrasja e Enver Malokut, kishte  një mesazh

“ Mesazhi ishte shumë i qartë, kërkohej heshtja e Malokut, heshtje e gazetarisë, dhe guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij, fjala u shqiptua guximshëm e pa cenueshëm. Dhe institucioni që drejtoi ai  punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm në kohë të okupimit të egër dhe luftës së ashpër.Vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishim për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe  si dhe procesin për realizimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha Veliu.

20 vite pas vrasjes, nënkryetari i kësaj partie, po ashtu ka kërkuar drejtësi për këtë rast.

Me një minutë heshtje e filloi fjalimin e tij akademiku, Sabri Hamiti. Ai tha se për 20 vjet  ka qenë ndër publicistët më të njohur të Kosovës. Ka kujtuar po ashtu ditën e vrasjes së tij.

Hamiti: Krimi nëse nuk gjykohet, mund të rinohet

“ Kur e vranë Enver Malokun  në Breg të Diellit në Prishtinë, me 11 janar 1999 në prag të derës, para gruas e fëmijëve unë vet i shtrirë në tokë në Dardani duke mbijetuar atentatin, atëherë nga zemra më doli fjala, u zu dielli në Breg të Diellit në Prishtinë.Thuhet që krimi nuk vjetrohet, mirëpo nëse krimi nuk gjykohet, krimi mund të rinohet, sepse krimineli nuk ka mëshirë por ka  urrejtje për viktimën e vet. Krimi nuk mund të hetohet as të gjykohet nëse nuk funksion drejtësia e pavarur”, tha Hamiti.

Hamiti  po ashtu ka komentuar edhe gjendjen aktuale në vend, duke përmendur kështu të rinjtë të cilët dëshirojnë të lënë vendin, e po ashtu gjuhën që përdoret në kuvend.

Gjatë ditës së sotme po ashtu, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe tek përmendorja e Enver Malokut.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. 

E bija e Enver Malokut kërkon drejtësi për babain e saj

Njëzet vjet pas vrasjes së Enver Maloku, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së publicistit.

Për nder të veprës së tij, LDK sot mbajti një akademi përkujtimore, ku u tha se Kosova po bëhet, por larg nga ëndrrat e Enverit.

Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij, e po ashtu zbardhjen e këtij rasti.

"Në emër të kryetarit, ju falënderoj në këtë tubim përkujtimor në rastin e 20 vjetorit të filozofit, publicistit dhe krahut të djathtë të presidentit tonë, Ibrahim Rugova. Rugova ia besoi sektorin e informimit Enverit. Ai së bashku me disa gazetarë, hapen Qendrën e Informimit të Kosovës. QIK-u është cituar qindra herë nga mediat botërore. Qëllimi i vrasjes dihet, kishte të bënte me shuarjen e lirisë", ka shtuar Veliu.

Me një minutë heshtje e filloi fjalimin e tij akademiku, Sabri Hamiti.

Ai tha se për 20 vite ka qenë ndër publicistët më të njohur të Kosovës. Ai tha se nga publicisti ka kaluar në gazetarin e rezistencës.

"Është thënë edhe më herët që Enver Maloku është bërë shkrimtari kryesor në Kosovë. Kështu e larësoij stilin e vet, dhe peshën e fjalës në veprim. Për një decenie u bë kronikani më i rëndësishëm. Ai ishte i admiruar por edhe i kundërshtuar nga kundërshtarët e filozofisë", tha Hamiti.

Ai tha se në kohën kur u vra Enver Maloku, para derës dhe para familjarëve të tij, edhe vet Hamiti ishte i shtrirë duke u ballafaquar me atentatorin.

"Thuhet se veprimi nuk vjetrohet, por nëse nuk gjykohet rinohet. Krimi nuk mund të gjykohet nëse nuk ka institucione të pavarura. Kujtimi i Enver Malokut është i përjetshëm. Libri i tij dhe i Xhemail Mustafës, "Një lutje për Prishtinën", janë dëshmi e dramës së Kosovës", ka shtuar Hamiti.

E bija e Enver Malokut, Doruntinë Maloku tha se ky krim edhe pas 20 viteve, është shumë i freskët. Drejtësi ka kërkuar edhe ajo për babain e saj.

"Kur u vra babi para syve tanë, unë që isha 16 vjeçare, tash kam pothuajse moshës e mamit kur mbeti e ve. Po rriten edhe nipat e mbesat. Kosova po ashtu po bëhet, por larg nga ëndrrat e Enverit. I jemi mirënjohës të gjithë atyre. Dera e familjes tonë është e hapur përherë me ju, që dhimbjen na i keni bërë më të lehtë, dhe krenarinë më të madhe", ka përfunduar ajo.

Pamje nga akademia përkujtimore për Enver Maloku

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat