Veseli: Pushka e Rexhep Males dhe Nuhi Berishës dëshmoi se rezistenca shqiptare ishte e pathyeshme

Aktuale

Veseli: Pushka e Rexhep Males dhe Nuhi Berishës dëshmoi se rezistenca shqiptare ishte e pathyeshme

Nga: Z. B. Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:34
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel, ka kujtuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berishën.

Veseli në faqën e tij në Facebook, ka shkruar se pushka e Rexhep Malws e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi se rezistenca e shqiptarwve në Kosovë ishte e pathyeshme.

Më poshtë shihni reagimin e tij të plotë:

Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërten: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat