Haradinaj: Nuk i nënshtrohemi Brukselit dhe Serbisë për heqjen e taksës - Bota Sot
Haradinaj: Nuk i nënshtrohemi Brukselit dhe Serbisë për heqjen e taksës

Aktuale

Haradinaj: Nuk i nënshtrohemi Brukselit dhe Serbisë për heqjen e taksës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:39
Ramush Haradinaj

Pas mbledhjes së parë për këtë vit të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se derisa nuk ka njohje nga Serbia, taksa 100 përqind do të jetë në fuqi.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen kërkesës së Serbisë dhe Brukselit për heqjen e taksës 100 përqind që ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka përmendur edhe personat e zhdukur dhe të kidnapuar gjatë luftës nga ana e Serbisë.

Ai ka thënë se edhe LDK dhe LVV duhet ta fuqizojnë dialogun Kosovë-Serbi, sepse e kanë rolin e tyre në këtë drejtim.

 Lidhur me zgjedhjen e drejtorit të Aviacionit Civil, Heset Berisha, i cili ka qenë këshilltar i ministrit të MI-dë, Pal Lekaj, kryeministri nuk ka dashur ta komentoj.

 “Nuk e njoh, as nuk e di këshilltar i kujt ka qenë”, tha Haradinaj.

Për sa i për ketë grevave në arsim, shëndetësi dhe Trepçë, Haradinaj ka thënë se për rregullimin e pagave, Qeveria për herë të parë ka dërguar projektligjin për Pagat, projektligj ky cili rregullon dhe nivelizon pagat në sektorin publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...