Në mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2019, u miratua koncept –dokumenti i resurseve ujore

Aktuale

Në mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2019, u miratua koncept –dokumenti i resurseve ujore

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2019, ka miratuar koncept-dokumentin për administrimin e resurseve ujore.

Gjithashtu kanë evidentuar nevojën e plotësimit të ligjit për ujërat.

Në këtë mbledhje u aprovua vendimi për themelimin e Komisionit Ndërinstitucional për shqyrtimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Newdea INC.

Ndërsa sa i përket lojërave të fatit, që ishte nismë nga Qeveria e kaluar, që buron nga MSA me qëllim të vënies së rregullit në këtë sferë dhe do t’i nënshtrohet diskutimit publik, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i ti i plotë:

Në Mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2019, kabineti qeveritar ka miratuar koncept-dokumentin për administrimin e resurseve ujore, i cili ka evidentuar nevojën e plotësimit dhe ndryshimit të ligjit për ujërat. Me qëllim të stimulimit dhe unifikimit të tregut digjital, është aprovuar vendimi për themelimin e Komisionit Ndërinstitucional për shqyrtimin e Marrëveshjës gjithëpërfshirëse me Newdea Inc.

Meqenëse Koncept-Dokumenti për Lojërat e Fatit, i hartuar nga Ministria e Financave, ka shkaktuar bujë në publik, sot në Mbledhjen e Qeverisë nga ministri i këtij dikasteri kemi pranuar një informatë të detajuar lidhur me përmbajtjen e tij. Realisht kjo është një punë e nisur nga Qeveria e kaluar që buron nga MSA me qëllim të vënies së rregullit në këtë sferë dhe do t’i nënshtrohet diskutimit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat