Haradinaj: Kosova nuk i nënshtrohet presionit të BE-së dhe Serbisë për taksën

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk i nënshtrohet presionit të BE-së dhe Serbisë për taksën

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:51
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Qëndrimi Bashkimit Evropian karshi kushtëzimit nga ana e Serbisë për të mos marrë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi, derisa të shfuqizohet taksa e Qeverisës 100 përqind për prodhimet e Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky vendim qeveritar për mallrat e Serbisë do të jetë në fuqi deri sa Serbia ta njohë Kosovën.

Haradinaj thotë se pavarësisht  krimeve që Serbia ka bërë në  Kosovë, duke përmendur  personat e zhdukur dhe të kidnapuar gjatë luftës nga ana e Serbisë,  drejtues të Kosovës  kanë vazhduar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me shtetin serb.

Haradinaj: Taksa mbetet në fuqi derisa ta njohë Serbia Kosovën

“Janë gjetur në Batajnicë, në Danub, kurrë një certifikatë Kosova se ka marrë qysh kanë vdekur këta njerëz, qysh kanë përfunduar atje, edhe Kosova është ulë në tavolinë me Serbinë, duke qenë kështu gjendja. Pra, pa ta dhënë dikush një dokument se kështu ka ndodhur, derisa edhe nuk u bë për ta ndonjë gjykatë e posaçme. Kosovës ju ka bërë një gjykatë pasi që i ka kaluar tri herë filtrat ndërkombëtar. Kështu që nëse, kështu është qëndrimi i tyre, atëherë qëndrimi im është shumë i qartë derisa nuk është njohja në tavolinë, vazhdojmë”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tej ka thënë se edhe LDK dhe LVV duhet ta fuqizojnë dialogun Kosovë-Serbi me pjesëmarrjen e tyre, sepse e kanë rolin e tyre në këtë drejtim.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar Eset Berishën drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe  Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli. Eset Berisha deri tani ka qenë këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Por, Haradinaj ka mohuar ta njoh Berishën personalisht dhe ta ketë ditur se ka qenë këshilltar i Pal Lekajt.

Haradinaj: S’po di as i kujt është këshilltar, as kush është ky

“O për besë procesi është, ky proces është i cili vjen kandidati në këtë procedurë. S’po di as i kujt është këshilltar, as kush është ky. Sigurt ju them nuk e njoh personalisht. Por, vjen kështu prej ministrive siç do ministri tjetër, vjen një propozim në qeveri dhe nëse i ka plotësuar këto kushte ne e votojmë. Kjo është praktika, sigurt”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë mos dekretimin e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.  

Përveç se tha se presidentin Ilir Meta e ka shumë mik.

Haradinaj: E kam shumë mik Ilir Metën, por nuk i komentoj vendimet e tij

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte, dhe shqiptarët. E kam shumë mik Ilir Metën. Pra, këto nuk janë tema që I komentojmë, janë vendime të institucioneve të Shqipërisë, a Ilirin e kam shumë mik”, ka thënë Haradinaj.

Për sa i për ketë grevave në arsim, shëndetësi dhe Trepçë, Haradinaj ka thënë se për rregullimin e pagave, Qeveria për herë të parë ka dërguar projektligjin për Pagat, projektligj ky cili rregullon dhe nivelizon pagat në sektorin publik.

Haradinaj, BE-së: Kosova ende pranon trupa të pajetë në kufi të Serbisë, taksa nuk hiqet

”Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdarë e kam marr disa trupa të pajetë. Asnjë çertifikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një çertifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje”.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë koment në lidhje me qëndrimet e Bashkimit Europian sa i përkët kërkesave për tërheqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Ai po ashtu tha se nuk komenton edhe kushtet që Serbia po krijon sa i përket vazhdimit të dialogut me Kosovën, qëndrime të cilat sipas tij edhe nëse kanë kaluar tek BE, nuk i bëjnë përshtypje.

Më tej ai ka arsyetuar faktin se Kosova është ulur në bisedime gjithnjë pa asnjë kusht ndonëse tash e sa kohë ende pranon trupa të pajetë, viktima të luftës së fundit në Kosovë, duke theksuar se derisa nuk shfaqet njohja në tryezë, kjo taksë nuk do të hiqet.

”Për besë nuk kam ndonjë koment për qëndrime të Serbisë, nëse kthehen ato në qëndrime të BE-së prapë nuk kam ndonjë koment”.

”Ju e dini ne ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë. Kur isha kryeministër në 2004, kam shkuar në Merdare e kam marr disa trupa të pajetë”.

”Asnjë çertifikatë nuk iu është dhënë Kosovës se si kanë vdekur këta njerëz, janë gjetur në Batajnicë, Danub por kurrë një çertifikatë Kosova se ka marrë se si kanë përfundu ata atje”.

”Dhe duke qenë kështu gjendja Kosova pa ta dhënë askush një letër me tthanë se kështu ka ndodhë, është ulur me ta në tavolinë. Bile të ishte bë ndonjë gjykatë, madje Kosova iu është bë një gjykatë pasi i ka përfundu tre ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat