Paralajmërimi i Kurtit: Një spektakël me epiqendër Tiranën synon tërmet në të gjitha trojet shqiptare

Aktuale

Paralajmërimi i Kurtit: Një spektakël me epiqendër Tiranën synon tërmet në të gjitha trojet shqiptare

Nga: A.ZH Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:50
Kurti: Kali i Trojës nuk është më një mit, ai po përdoret dukshëm për të shuar çdo përpjekje për bashkim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se Gent Cakaj, është zgjedhur si personi i duhur për të noterizuar pazaret për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka theksuar se është e papranueshme, përfshirja e popullsisë shqiptare në bizneset e “ndyra” të politikanëve me prapavijë përçarëse.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka paralajmëruar se një spektakël me epiqendër në Tiranë, synon një tërmet në të gjitha trojet shqiptare, përcjell Bota sot.

"Kali i Trojës nuk është më një mit, ai po përdoret dukshëm për të shuar çdo përpjekje për bashkim", ka shkruar ai.

Ndryshe, presidenti shqiptar Ilir Meta, ka refuzuar dje dekretimin e Cakajt, në postin e ministrit të jashtëm, pikërisht për shkak të pikëpamjes së tij, për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë i Faton Kurtit:

Cakaj ishte zgjedhur si personi i duhur për të noterizuar pazaret me kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa allishverishet do të bëheshin në tavolina të tjera më të mëdha.

Përfshirja e popullatës Shqiptare në bizneset e ndyra të politikanëve që kanë një prapavijë përçarëse Kombëtare është e papranueshme. Një spektakël me epiqendër Tiranën synon një tërmet në gjithë trojet shqiptare.

Kali i Trojës nuk është më një mit, ai po përdoret dukshëm për të shuar çdo përpjekje për bashkim.

FK/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat