Nëse PDK e Veselit paska “vënë” taksën 100% siç tha Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?! - Bota Sot
Nëse PDK e Veselit paska “vënë” taksën 100% siç tha Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?!

Aktuale

Nëse PDK e Veselit paska “vënë” taksën 100% siç tha Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?!

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se taksa duhet të hiqet, derisa së fundmi ka thënë se taksën e kanë vendosur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe jo kryeministri Ramush Haradinaj. Partizanet e PDK-së Thaçi, Veseli dhe Hoxhaj fillimisht heshtën duke menduar se iniciativa e kryeministrit Haradinaj me taksën kundër Serbisë mund të dështojë dhe e lanë të vetëm duke menduar që kopilin t’ia lëne Haradinajt, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Por Thaçi si Thaçi duke parë suksesin dhe efektin e taksave të cila gjunjëzuan Serbinë madje dhe Brukselin të cilat nisin të bluajtur me “butë” ai doli me deklarata, pas gati një muaj, se “ideja qenka e PDK-së, pra e Veselit dhe Hoxhajt”.

Në Kosovë viteve të fundit ka pasur disa ide, por ato kurrë nuk u nisën apo nuk u zbatuan si iniciativa. Taksa prej 100 për qind e Ramush Haradinajt kundër Serbisë nuk ishte ide por iniciative. Sidoqftë, nëse PDK e Veselit e ja paska “vënë” taksen 100% siç tha shefi i tij Hashim Thaçi, atëherë pse PDK kërkon t’i heq Serbisë?! Këto hajgare s’pine ujë sepse shqiptaret nëKosovë nuk hanë me barë, siç mendon PDK?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Në fakt Thaçi dhe PDK dhanë ide po ashtu për rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës, po ashtu patën një ide për një Referendum për ta “bashkuar” Luginën e Preshevës me Kosovën, por te gjitha u harr.uan?!, A mos vallë po presin që edhe këto ide të PDK-së t’i zbatojë Qeveria e Haradinaj, sikur që ishte iniciativë me 100 %

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...