Veseli fton sërish krerët institucional dhe opozitën për t’u koordinuar për dialogun

Aktuale

Veseli fton sërish krerët institucional dhe opozitën për t’u koordinuar për dialogun

Më: 11 janar 2019 Në ora: 16:40
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sërish në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t'u koordinuar për dialogun.

Takimi do të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00, në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës nga Kosova në Bruksel do ti ftojë të gjithë akterët politik nga pozita dhe opozita për t’u koordinuar për fazën finale të dialogut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat