Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Kadri Veselit - Bota Sot
Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Kadri Veselit

Aktuale

Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Kadri Veselit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:25
Rexhep Selimi

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i përgjigjet prapë ftesës së përsëritur të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për koordinim rreth Dialogut me Serbinë.

Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi ka thënë shkurt se Vetëvendosje nuk ka asgjë çfarë të diskutojë për çështjen që ka ftuar Veseli.

“Veseli duhet vetëm ta thërrasë seancën e kërkuar nga opozita tash e më shumë se gjashtë muaj. S’kemi çka të negociojmë për një gjë të tillë. Ai duhet ta kuptojë rolin e tij si Kryetar i Kuvendit. Ai nuk është kryetari i partive në Kuvend, por moderuesi i mbledhje të Kryesisë dhe i seancave në Kuvend”, ka deklaruar Selimi.

Më herët edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri është shprehur kundër ftesës së Veselit, duke u shprehur e sigurt se subjekti që ajo përfaqëson nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

“Me qenë e sinqertë nuk e kam këtë informatë. Sigurisht që strukturat e LDK-së do të vendosin, por unë jam shumë e siguritë që ftesës së Veselit nuk do t’i përgjigjet LDK-ja për arsyeje se vërtetë ftesat e tyre e sidomos ato publike janë shumë patetike dhe shpesh herë edhe të ulëta, kështu që unë mendoj që LDK ja deri tani e ka dhënë mendimin e saj që ftesave të Veselit nuk kemi çka ju përgjigjemi”, ka deklaruar Gaxherri.

Veseli gjatë ditës së sotme u ka bërë ftesë Ekipit Negociator, krerëve institucional dhe partive opozitare në vend.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor. Takimi pritet të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00 në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...