Pezullohet përkohësisht bojkoti i punës së Avokatëve - Bota Sot
Pezullohet përkohësisht bojkoti i punës së Avokatëve

Aktuale

Pezullohet përkohësisht bojkoti i punës së Avokatëve

Më: 11 janar 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

Këshilli Drejtues i OAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur që të pezullohet përkohësisht vendimi i KD-së OAK i datës 05.01.2019 për bojkot.

“Kjo pasi që KGJK ka SHFUQIZUAR Rekomandimin e datës 28.12.2018 dhe Urdhëresave të tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ky pezullim do të zgjasë për periudhën kohore prej 30 ditësh brenda të cilës periudhë kohore OAK dhe KGJK do të arrijnë marrëveshje lidhur me kërkesat që do të dakordohen bashkërisht” thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ata kanë njoftuar se ky vendim hyn në fuqi më datë 11.01.2019 ora 17:00.

Ndryshe, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe avokatët patën hyrë në bojkot të përgjithshëm, duke filluar me gjykatat, prokuroritë dhe policinë në tërë territorin e Kosovës, kjo parashihej të zgjaste deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGJK./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...