Veseli uron deputetët e Maqedonisë për ndryshime kushtetuese

Aktuale

Veseli uron deputetët e Maqedonisë për ndryshime kushtetuese

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:47
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, për votën që i dhanë ndryshimeve kushtetuese.

“Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës.

Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë”, ka shkruar Veseli.

Postimi i Veselit në Facebook:

Urimet më të mira për votën historike që kolegët e mi në Shkup sapo kanë dhënë për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve për shtetin mik tonin dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit tonë. Nëpërmjet kësaj vote konsolidohet paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin dhe dëshmohet edhe njëherë se dialogu e mirëkuptimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e trashëguara nga e kaluara. Edhe njëherë vota e bashkombasve tanë u dëshmua vendimtare për këtë rrugëtim prandaj merita e mirënjohje të veçantë iu takon deputetëve shqiptarë që e shtynë përpara këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat