Deda: PDK është parti e dobët, nuk merremi më me ta

Aktuale

Deda: PDK është parti e dobët, nuk merremi më me ta

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:29
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se në Kosovë mentaliteti linçues është duke u rritur ne vazhdim.

Deda, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se linçimi vjen si pasojë e mungesës së argumenteve  dhe varfërisë mendore.

“Njerëzit e politikës janë të padijshëm dhe linçojnë majtas e djathtas. Ata që linçojnë nuk janë ndryshimi. PDK-ja ka linçuar njëjtë kur ka qenë e fortë, e tash është e parti e dobët e nuk linçon më. Për këtë arsye ne nuk merremi më me PDK-në, sepse është parti e dobët”.

Deputeti opozitar ka thënë se më herët mentalitet linçues ka pasur vetëm PDK-ja, ndërsa tani sipas tij situata ka ndryshuar.

“Ideja jonë në të kaluarën, ka qenë që nëse ndalet PDK-ja do të ndalet ky mentalitet linçues. Ne po e shohim se mentaliteti i tillë degradues vetëm po rritet në Kosovë te të gjitha subjektet politike”, tha ai.

I pyetur nëse Vetëvendosje ka trashëguar këtë mentalitet linçues nga PDK-ja, Deda ka thënë se kur motivi politik është urrejtja, s’ka çka lyp ai subjekt në politikë.

“Kur pjesë e debatit të përditshëm është urrejtja, çka po kërkon në politikë me urrejtje?! Tifozeria është për sport, jo për politikë”, tha ndër të tjera Ilir Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat