“Lufta” për meritat e taksës ndaj Serbisë – Kadaj-Bujupi ironizon me Hoxhajn dhe Veselin - Bota Sot
“Lufta” për meritat e taksës ndaj Serbisë – Kadaj-Bujupi ironizon me Hoxhajn dhe Veselin

Aktuale

“Lufta” për meritat e taksës ndaj Serbisë – Kadaj-Bujupi ironizon me Hoxhajn dhe Veselin

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:41
Donika Kadaj – Bujupi

Deklarimet e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj për t’ia adresuar vetes meritat për taksën ndaj Serbisë ka inkuadruar në debat edhe deputeten e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupin e cila meritat për taksën ia ka dhënë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ajo ka thënë se dy vendimet më të rëndësishme të Haradinajt dhe që kanë konsoliduar edhe shtetin e Kosovës janë ushtria dhe taksa.

Andaj ajo ka thënë se nëse PDK ka nevojë për merita, ata do ti japin një mirënjohje, por me rëndësi është që  ky vendim ka ndryshuar politikën ndaj BE-së, e cila shpesh ka qenë servile.

“Ne kemi pasur gjithmonë politikë defanzive ndaj BE-së, madje shpesh jemi treguar, duke pranuar gjithçka pavarësisht dëmeve që i kanë ndodh vendit, dhe tani kemi një fazë të re ku po ndërrmeren veprime që kërkojnë guxim dhe pjekuri politike”.

“Këto vendime të guximshme i ka bërë kryeministri Haradinaj dhe sigurisht e kanë pasur përkrahjen e plotë të partnerëve të koalicionit e më pas edhe Kuvendit e Qeverisë. Tashti kjo loja me fjalë kush i ka marrë kush e ka propozu le të mbetet e tilllë, ne s’kemi çka të themi do vazhdojmë punën”, ka deklaruar ajo në intervistë.

Më tej deputetja e AAK-së ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson  nuk ka kohë të merret me merita.

“Ne s’kemi kohë me u marr me merita, të gjithë ata që vuajnë për merita ja u jepmi edhe ka një mirënjohje s’ka problem, por ne do vazhdojmë me punë”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...