Edi Rama flet për raportet me Albin Kurtin, pas tensioneve për Gent Cakajn - Bota Sot
Edi Rama flet për raportet me Albin Kurtin, pas tensioneve për Gent Cakajn

Aktuale

Edi Rama flet për raportet me Albin Kurtin, pas tensioneve për Gent Cakajn

Më: 11 janar 2019 Në ora: 22:43
Kurti dhe Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me raportet e tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin pas tensioneve të krijuar lidhur me propozimin e tij emërimin e Gent Cakajt në postin e kryediplomatit shqiptar.

Rama në një intervistë në TV Klan ka deklaruar se raportet e tij me Kurtin janë të afërta dhe janë të hapura, megjithatë nuk komentuar deklaratën e VV-së e cila emërimin e Cakajt e quante të gabuar nga Rama.

“Unë kam një raport të afërt dhe kemi shkëmbime shumë intensive dhe të hapura”, ka deklaruar Rama.

Kujtojmë që ditë më parë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka refuzuar ta dekretoj ministrin nga Kosova me arsyetim të mungesës së përvojës. Megjithatë vendimin e Metajt e përkrahu Vetëvendosja.

Ajo përmes një komunikate zyrtare deklaronte se Cakaj kishte qenë ish anëtar i VV-së dhe se sipas tyre ishte kundër qëndrimeve të Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...