“Thaçi s’mund ta mbajë peng Kosovën për ta shpëtuar veten nga Specialja” - Bota Sot
“Thaçi s’mund ta mbajë peng Kosovën për ta shpëtuar veten nga Specialja”

Aktuale

“Thaçi s’mund ta mbajë peng Kosovën për ta shpëtuar veten nga Specialja”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 23:59
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se partia e tij që nga fillimi ka kundërtuar Gjykatën Speciale, derisa thotë se Thaçi po e dëmton Kosovën duke u munduar ta shpëtojë vetën nga Specialja.

“Gjithë janë dëshmitar se Vetëvendosje ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, me dhunë e kanë votuar atë përkundër faktit se ne thoshim se kjo është e dëmshme për Kosovën. Tash në një moment tjetër deshtëm të bëjnë një lojë në gjysmë të natës për shkak se për ta zhbërë atë të duhen 2/3 e nuk i kishin. E kjo ishte e pamundur”, ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se Kurti e ka bërë të qartë se çfarë mendojmë për Gjykatën Speciale, por edhe rolin e Thaçit me këtë rast.

“Të gjithë komandantët e zonave janë në rrezik për të shkuar. Kurse Hashim Thaçi nuk merr përgjegjësi të cilat i takojnë. Te mediat vendore ai është lideri, kurse te mediat e huaja thotë se nuk ka qenë pjesë aktive e luftës. Ky është personi që ka shtyrë më së shumti këtë Gjykatë Speciale.

Mos u mundo t’i ikësh një gjëje përmes koncesioneve në shpinë të Kosovës. Për akuzat që janë besojmë se Thaçi është i pafajshëm, ai ka bërë gjëra të tjera, por nuk besojmë në akuzat për trafikim të organeve”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...