Zeka: Një ministër i Kosovës bën kontrabandë me mallra të Serbisë - Bota Sot
Zeka: Një ministër i Kosovës bën kontrabandë me mallra të Serbisë

Aktuale

Zeka: Një ministër i Kosovës bën kontrabandë me mallra të Serbisë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 00:11
Milaim Zeka

Deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka ka deklaruar se një nga ministrat kosovar është i përfshirë në kontraband të mallrave nga Serbia përmes Malit të Zi, pas vendosjes së taksës 100%.

Duke mos përmendur emra, deputeti Zeka theksoi se për këtë informacion janë në dijeni tre krerët e institucioneve, kryeministri, Ramush Haradinaj, presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ministri i Drejtësisë (Abelard Tahiri) dhe shumë ministra tjerë po tregohen hipokrit në mbledhje të qeverisë. Ata janë të paguar për mos mi rrejt qytetarët. Në bazë të informacioneve të Policisë dhe AKI-së dhe institucioneve ndërkombëtare janë disa persona shumë të njohur në mesin e tyre edhe ministra që taksën 100% e kanë shëndrruar në biznes të tyre. Ne e dimë se partitë e tjera politike kanë bërë biznese të tilla me serbët e veriut të Mitrovicës, me Vesilinoviqit dhe Radojqiqin”, ka thënë ai.

Më tej, Zeka theksoi se ko është shumë shqetësuese që kamionët nga Sebia të futen në Mal të Zi.

“… dhe kur të vijnë në Kosovë i vendosen tabelat e Malit të Zi, kinse janë të këtij shtetit. Besojë se edhe kryeministri e ka këtë informacion, presidenti dhe kryetari i parlamentit”, ka deklaruar Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...