Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit

Aktuale

Haradinaj: Nderim të përjetshëm për të rënët në flakën e janarit

Nga: A.M. Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare”

Postimi i plotë:

Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat