Mustafa reagon ndaj zyrtarëve të AAK-së: U shpreh ngushëllime, nuk do tu del siç keni menduar

Aktuale

Mustafa reagon ndaj zyrtarëve të AAK-së: U shpreh ngushëllime, nuk do tu del siç keni menduar

Nga: G.B Më: 12 janar 2019 Në ora: 13:56
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të AAK-së ndaj tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata janë organizuar si fishekë dhe po e mbrojnë partinë e qeverinë e tyre, sikur edhe ata të PDK-së, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se iu shpreh ngushëllime për LDK-në, pasi nuk do të del ashtu siç e paskan menduar.

Postimi i tij i plotë:

Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim
Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta! IM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat