Abdixhiku:  LDK-ja po vjen shpejtë, fortë e qartë - Bota Sot
Abdixhiku:  LDK-ja po vjen shpejtë, fortë e qartë

Aktuale

Abdixhiku:  LDK-ja po vjen shpejtë, fortë e qartë

Nga: A.M. Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:37
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku është përfshirë në diskutimet e fundit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së sa i përket këshilltarëve të Qeverisë.

Ai ka shkruar se "tashti, mllefi që shfaqni ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave tanë është tregues i frikës që iu ka kapë. Spo mund ta duroni një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet".

Në reagimin e tij Abdixhiku ia ka përmendur të bëmat e Qeverisë.  

Postimi i plotë:

Qeverinë njëmend s’mund ta këshillojmë.
Sepse zanatin e tyre s’e dimë.

- Për me i humbë 16,000 vende pune në vit e me mbushë Kosovën kazino - nuk dimë.

- Për me i falë 54 milionë euro Bektelit pa asnjë vlerësim, por mos me e dënu kur ajo vonon punimet - nuk dimë.

- Me ua fshi bizneseve të ujit 52 milion euro tatime pa asnjë kriter hiç, veçse “na u ka tekë” - nuk dimë.

- Me e mbushë kabinetin me 400 ministra, zëvendësministra e këshilltarë; nga të cilët plot nën aktakuzë e nëpër gjykatë - nuk dimë.

- Me shti me armë, me u sillë si kapadai qeveritarë, e në fund me thënë punë e madhe që e shkelim ligjin - nuk dimë.

- Me i ulë investimet e jashtme nga 400 milionë në vetëm 100, rekord i ulët historik - nuk dimë.

- Me dënu polic që hetojnë pushtetarë, e me promovu politikanë të zënë në hajni - nuk dimë

- Me dështu në liberalizim, në secilin anëtarësim e me prodhu tërheqje njohjesh, 8 sosh - nuk dimë.

Këtu jeni të pakonkurrencë. Këtu s’mund t’iu ndihmojmë ne.

Tashti, mllefi që shfaqni ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave tanë është tregues i frikës që iu ka kapë. Spo mund ta duroni një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet. LDK po vjen. Po vjen shpejtë, fortë e qartë. Dëshirat tuaja për ndarje, përçarje e rënie të LDK-së kanë marrë fund. Me të marrin fund dhe të gjitha politikat e mbrapshta të kapjes në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...