Ish-ambasadori bën thirrje: Të mos lejohet të na shkatërrohet e ardhmja, ekipi negociator “oborrtarë” të Presidencës

Aktuale

Ish-ambasadori bën thirrje: Të mos lejohet të na shkatërrohet e ardhmja, ekipi negociator “oborrtarë” të Presidencës

Nga: N.H Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:17
Lulzim Peci

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mos-dorëzimi i dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidencës është sinjal i qartë se ky ekip është duke u shndërruar në “oborrtarë” të Presidencës.

Peci thekson se me ketë lloj qasje mundet shumë lehtë edhe t’ia hapim varrin shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, kemi obligim të gjithë, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqëria civile, të japin maksimumin që mos të lejohet që para syve të na shkatërrohet e ardhmja.

“Për ketë arsye, kemi obligim të gjithë, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqëria civile, të jepim maksimumin tonë që mos të lejojmë që para syve tanë të na shkatërrohet e ardhmja e jonë dhe brezave që do vijnë pas neve”, ka shkruar tutje Peci në Facebook.

Ja shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Mos-dorezimi i dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidences eshte sinjal i qarte se ky ekip eshte duke u shnderruar ne “oborrtare” te Presidences, dhe se atributi “shteteror” po tregohet se eshte farse.

Rruge te veshtire kemi para vetit, dhe ate plote me gropa, qe po duket se shume me teper do t’i bejme ne vetes, se sa qe do na i bejne te tjeret. Me kete lloj qasje te “grope hapjes” mundet shume lehte edhe t’ia hapim varrim shtesise se Kosoves.

Per kete arsye, kemi obligim te gjithe, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqeria civile, te jepim maksimumin tone qe mos te lejojme qe para syve tane te na shkaterrohet e ardhmja e jone dhe brezave qe do vijne pas neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat