Eksperti i sigurisë tregon pse filluan vrasjet kundër zyrtarëve të LDK-së - Bota Sot
Eksperti i sigurisë tregon pse filluan vrasjet kundër zyrtarëve të LDK-së

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon pse filluan vrasjet kundër zyrtarëve të LDK-së

Nga: N.H Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur rreth vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve tjera të zyrtarëve të LDK-së.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, thotë se gjatë vitit 1994, RDB, kishte hartuar “Projektplanin për pastrimin etnik të Kosovës” ku, mes tjerash, objektiv kishte topitjen e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës.  

Kajtazi thotë se RDB ose e njohur ndryshe ((Resor Derzhavne Bezbednosti), përmes spiunëve të vet kishte filluar aplikimin e këtij skenari, i cili në radhë të parë synonte të diskreditonte figurat kryesore si presidentin Rugova dhe figura tjera.

Image
Fadil Kajtazi

“Në teren RDB, përmes spiunëve të vet kishte filluar aplikimin e këtij skenari, i cili në radhë të parë synonte të diskreditonte figurat kryesore si, presidenti Rugova për të cilën bëhej propagandë “se tërë ditën rri i pirë” apo “po qet fall me shall” etj. etj, si dhe për profesor Aganin si “gjakovarin e shitur të serbet” apo, kur këta eksponent (spiunët) përmendnin emri i tij, në fund i shtonin prapashtesën “viç” duke e serbizuar mbiemrin në “Aganoviç””, shkruan ndër tjerash Kajtazi.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Për vrasjën e Enver Malokut dhe vrasjët tjera të intelektualve dhe anëtarëve të LDK-së

Gjatë vitit 1994, RDB, kishte hartuar “Projektplanin për pastrimin etnik të Kosovës” ku, mes tjerash, objektiv kishte topitjen e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës. Në rrugë operative ishte arritur që të siguroheshin pjesë të këtij projekti, por nuk ishte mundur që të sigurohet një kopje e tërësishme e tij. Në vija të trasha, ky projekt ishte një “Naçertanie” e dytë, ku, mes tjerash, në të parashihej që të diskreditohej LDK dhe Ibrahim Rugova si bartës të proceseve të politikës antiserbe në Kosovë dhe gradualisht fillimin e formimit të bërthamave politike të shqiptarëve që pranonin të futeshin në jetën institucionale serbe duke pranuar autonomi të zgjeruar për Kosovën.

Ky ishte një aksion gjithëpërfshirës, për të cilin, sipas të gjitha gjasave, serbet kanë pritur mbështetje ndërkombëtare edhe nga disa vende të fuqishme evropiane. Detaje të këtij projekti, më 14.10.1995, i bën publike Voisllav Sheshel si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Serbisë. Ai në një intervistë dhënë në gazetën “Velika Serbia”, në pjesën e cila flet për bartësit e aktiviteteve politike antiserbe në Kosovë thotë: “Individë të shquar që luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre politike (të shqiptarëve. F.K), duhet të eliminohen nëpërmjet skandaleve ose duke inskenuar aksidente trafiku, vrasje nga xhelozia apo duke i infektuar me virusin e AIDS-it kur udhëtojnë jashtë shtetit. Infektimi i tyre do të zbulohet kur të kalojnë kufirin dhe ata do të futën në karantinë. Duke bërë propagandën e përditshme e të përshtatshme në masmedian e tyre ngjarje të tilla mund të krijojnë një tablo artificiale të një përqindje të padurueshme njerëzish të infektuar, që do të përdoret si pretekst për të izoluar grupe të mëdha njerëzish. Kjo do të ndihmojë për t’i paraqitur shqiptarët si një popull i infektuar”.

Në teren RDB, përmes spiunëve të vet kishte filluar aplikimin e këtij skenari, i cili në radhë të parë synonte të diskreditonte figurat kryesore si, presidenti Rugova për të cilën bëhej propagandë “se tërë ditën rri i pirë” apo “po qet fall me shall” etj. etj, si dhe për profesor Aganin si “gjakovarin e shitur të serbet” apo, kur këta eksponent (spiunët) përmendnin emri i tij, në fund i shtonin prapashtesën “viç” duke e serbizuar mbiemrin në “Aganoviç”. Gjithashtu, në funksion të konsolidimit propagandistik, Serbia në këtë kohë ishte treguar dorëlirë për të dhënë leje për frekuenca ku njerëzit e tyre ndihmoheshin për hapjen e mediave elektronike (radio stacione), për të cilat mendonte t’i përdorte në funksion të propagandës së vet. RDB, përmes spiunëve kishte arritur që të destabilizonte funksionimin e LDK, si bartëse e aktiviteteve shtetformuese, kryesisht në fushën e arsimit dhe informimit: në skenarin për eliminimin e “individve të shquar që luajnë rol të rëndësishëm në jetën e tyre politike” duke “inskenuar aksident trafiku, vrasje nga xhelozia”, RDB, arriti që me 21.11.1996, të organizoj një aksident komunikacioni dhe të vras Xhavit Ahmetin, anëtar i këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe këshilltar për arsim i presidentit Rugova. (Rasti i inskenimit të aksidentit të komunikacionit nga RDB në liderin e opozitës serbe, Vuk Drashkoviç, i zbardhur nga drejtësia serbe pas rënies se Millosheviqit, ishte i ngjashëm me atë të Xhavit Ahmetit).

Gjithashtu, RDB përmes spiunëve, kishte arritur që të intensifikonte propagandën kundër QIK-ut dhe udhëheqësit të saj, Enver Malokut, por edhe të disa anëtareve me ndikim në jetën politike, si profesor Sabri Hamiti, për të cilët propagandohej “se janë persona që po pengojnë Rugovën të marr vendime”. Më vonë ndaj të dy këtyre personaliteteve pati tentimatentati, si dhe u bë kindapimi i Zejnulla Rrahmanit, këshilltar për arsim i presidentit Rugova. Pjesa e infektimit me virusin e AIDS-it mbeti pa u realizuar dhe me gjasë, për këtë pati një ndërhyrje ndërkombëtare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...