Profesori i njohur: Pse presidenti nuk po ia dorëzon dokumentet e fshehta Shpend Ahmetit?

Aktuale

Profesori i njohur: Pse presidenti nuk po ia dorëzon dokumentet e fshehta Shpend Ahmetit?

Nga: A.ZH Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:43
Hashim Thaçi me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn

Kryenegociatori i ekipit për dialog me Serbinë Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga presidenca që deri dje, t’ia dorëzojë dokumentet për bisedat e deritashme në dialogun me Serbinë.

Mirëpo, siç ka thënë opinionisti Binak Maxharraj, ato nuk i janë dorëzuar ende Ahmetit.

Në një reagim të dërguar në gazetën “Bota sot”, profesor doktor Maxharraj, ka theksuar se presidenti nuk do t’ia dorëzojë ato dokumente Ahmetit, pasi sipas tij, ato mund të jenë top sekret.

Ai ka thënë pyetur se çfarë bisedash e çfarë marrëveshjesh të fshehta janë bërë me Vuçiqin.

Reagimi i plotë i tij:

Nuk thonë kot:

Prit magar, sa të del bar

Shpend Ahmeti, Kryenegociator i ekipit për dialog me Serbinë, i ka vu afat deri dje të premten Presidencës që t'i dorëzojë dokumentet për bisedat e deritashme në dialogun me Serbinë. E premtja kaloi. Nuk ka asnjë lëvizje nga ana e Presidencës. 

Dhe nuk do të ketë, sepse Presidenti nuk do të shkelë në këtë dërrasë të kalbur, sepse një zot e dinë se çka ka në ato dokumente, se çfarë bisedash, çfarë marrëveshje të fshehta janë bërë me Vuçiqin. Ato dokumente për Presidentin ndoshta janë top sekret, që nuk duhet t’i dijë askush pos atij. 

Pra, Shpend Ahmeti as që do të ketë qasje në ato dokumente, por lë të pret, siç thotë populli "prit magar sa të del bar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat