“Do t'ju vije fundi” me flamur të ISIS-it, Zyra e Kryeministrit nuk flet për kërcënimin ndaj Haradinajt

Aktuale

“Do t'ju vije fundi” me flamur të ISIS-it, Zyra e Kryeministrit nuk flet për kërcënimin ndaj Haradinajt

Më: 12 janar 2019 Në ora: 20:34
Ramush Haradinaj

Avni Arifi, Shef i Stafit të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të flas rreth kërcënimit që ka marr shefi i tij, nga një person që dyshohet se po planifikonte sulm terroristë.

Media ka pyetur Arifin se kur është kërcënaur kryeministri Haradinaj dhe cilat janë veprimet që do të ndërmarr kryeministri pas këtij kërcënimi, mirëpo ai ka thënë se nuk mund të përgjigjet.

“Kjo nuk është pyetje ku kabineti mund të përgjigjet. Siç e dini për sigurinë e KM kujdeset policia e Kosovës. Ju sugjeroj atje te pyetni”, ka thënë Arifi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka pranuar një kallëzim penal nga Drejtoria Kundër Terrorizimit e Policisë së Kosovës kundër të pandehurit B.E, për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“I pandehur B.E.  gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

I pandehuri B.E, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, thuhet ndër tjera në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat