Befason deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se do të shkojë me Sami Lushtakun të dielën për në Hagë

Aktuale

Befason deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se do të shkojë me Sami Lushtakun të dielën për në Hagë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:29
Sami Lushtaku

Njëri nga ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku do të udhëtoj të dielën për në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur në një emision televiziv, deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Ai ka theksuar se Lushtakun do ta shoqëroj avokati i tij, Arianit Koci, djali i tij, Mërgimi, si dhe vetë Zeka.

Duke folur në këtë intervistë, Zeka ka theksuar se edhe Kryetarit të Kuvendit dhe njëherit kreut të PDK-së, Kadri Veselit i ka ardhur ftesa tashmë në Prishtinë, nga Gjykata Speciale.

“Nuk e di se a e ka marrë apo jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar ai.

Tutje, Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga kjo Gjykatë.

Madje, ka shtuar ai se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë.

Image
Milaim Zeka

“Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e mua. Ai mund t’i bëjë 100 marrëveshje me Serbinë, prap nuk shpëton nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Ai tha se Thaçi është marrë dy-tri herë në pyetje nga ana e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat