Labi blen batanije për mërgimtarët që po presin në Medrare

Aktuale

Labi blen batanije për mërgimtarët që po presin në Medrare

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:33
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri thotë se nuk ka mundur të qëndrojë i ulur në shtëpi derisa në Merdare shumë bashkatdhetar janë duke prit me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka postuar disa fotografi në një prej dyqaneve në Kosovë ku ka treguar se ka blerë disa batanije për mërgimtarët që po presin në kufi.

“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra Gurbetqarë, jam nisur në Merdare në Kufi, për të ju dhënë nga vetja sadopak nga një Batanie( Qebe) për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shej e pritjeve me orë të gjata me vrau ndërgjegjja që të qëndrojë i ulur në shtëpi”, ka shkruar Tahiri

Ai ka thënë se pas pak do të jetë në kufi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve ka njoftuar sot se mërgimtarët janë duke pritur në Merdare deri në pesë orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat