Mërgimtarët po presin në temperatura të ulëta deri në pesë orë në Merdare

Aktuale

Mërgimtarët po presin në temperatura të ulëta deri në pesë orë në Merdare

Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:45
Ilustrim

Bashkatdhetarët që janë duke u kthyer në shtetet e Perëndimit, po presin në pikën kufitare në Merdare deri në 5 orë. Ata po ballafaqohen pos pritjes, edhe me temperatura shumë të ulëta.

Mërgimtarët sonte i ka vizituar deputeti Labinot Tahiri, i cili ka thënë se është tejet e vështirë që në temperaturat e ftoha të pritet për më shumë se 5 orë.

Qendra Kombëtare për menaxhimin Kufitar ka njoftuar se për të dal nga Kosova, në Merdare pritet 280 deri në 300 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat