“Udhëtimi i Remit dhe Samiut në Hagë, përballje me padrejtësinë në emër të drejtësisë”

Aktuale

“Udhëtimi i Remit dhe Samiut në Hagë, përballje me padrejtësinë në emër të drejtësisë”

Nga: N.Sh Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:53
Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku

Deputeti i Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se udhëtimi i sotëm për në Hagë, i Rrustem Mustafës dhe Sami Lushtakut është ndjenjë e rëndë dhe ofenduese për shoqërinë.

Ai thotë se, ata do të përballen me padrejtësinë në emër të “drejtësisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se, tendenca për të krahasuar luftës çlirimtare me luftën okupuese të Serbisë fashiste do të dështoj.

Ai shton se ata që bënë masakra dhe gjenocid në Kosovë po vazhdojnë të jenë të lirë.

Ja shkrimi i plotë:

Udhëtimi për në Hagë i Remit dhe Samis është ndjenjë e rënd dhe ofenduese për shoqërinë ton, kur dihet sa ata do të përballen me padrejtësinë në emër të “drejtësisë”!

Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare me luftën okupuese të Serbisë fashiste edhe në këtë rast do të dështoi.

Në anën tjetër ata që bënë masakra dhe gjenocid në Kosovë vazhdojnë të jen të lirë!!!

Poshtërsitë dhe eksperimentet më Kosovën vazhdojnë derisa ata që janë përgjegjës për këtë situatë bëjnë skijim në Brezovic...

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat