Drenori “godet” PDK-në e Thaçin: Vet e “mbollën” dhe e “ujiten” Gjykatën Speciale

Aktuale

Drenori “godet” PDK-në e Thaçin: Vet e “mbollën” dhe e “ujiten” Gjykatën Speciale

Nga: A.ZH Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:01
Xhavit Drenori

Në lidhje me nisjen e ish-komandantëve të UÇK-së drejt Gjykatës Speciale në Hagë, ka komentuar edhe asamblisti i Komunës së Drenasit Xhavit Drenori.

Ky i fundit, ka thënë se Gjykata Speciale dëmton imazhin e UÇK-së, por edhe të Kosovës.

Po rai në postimin e tij në Facebook, ka theksuar se krijimin e kësaj gjykate, e ka mundësuar vet PDK-ja, pasi ishte në pushtet në vitin 2015, kur u formua Gjykata Speciale.

Ai ka akuzuar PDK-në se ka krijuar sistëm gjyqësor të kapur komplet nga politika dhe korrupsioni, përcjell Bota sot.

Drenori poashtu ka thënë se në atë kohë (2015) u siguruan 82 vota për ndryshimet kushtetuese për themelimin e gjykates speciale dhe nuk u siguruan 82 votat e nevojshme për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai ka akuzuar direkt presidentin Thaçi për krijimin e Speciales, duke theksuar se pasojat e saj do t’i bartin shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëpuntorë të tij të ngushtë (nëse edhe ai vetë nuk do përballet me këtë gjykatë?!).

Reagimi i plotë i Drenorit:

Pajtohem plotësisht: Gjykata Speciale e dëmton jo vetëm imazhin e #UÇK-së por edhe të #Kosovës sot dhe nesër!

Do jemi TOP LAJM nëpër media ndërkombëtarë nesër kur të ftohen nga kjo gjykatë figura të larta të UÇK-së që bartin sot pozitat kryesore të institucioneve shtetërore.

Mirëpo, këta që po derdhin sot LOT KROKODILI (shumica nga ta po aktrojnë), vetë e „mbollen“ dhe e „ujiten“ këtë gjykatë.

Argumenti i parë: PDK-ja (meqë dy figurat të larta të strukturës së saj udhetuan ndër të paret për tu përballur me këtë gjykatë) ishte ne pushtet që nga viti 2008 (thuajse me pushtet absolut) dhe krijoj një SISTEM GJYQËSOR komplet të #kapur nga politika dhe të #korruptuar. Me një fjalë, të pa aftë për të vendosur drejtësi në mënyrë të pavaruer, siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Argumenti i dytë: PDK-ja ishte në pushtet edhe në vitin 2015, kur u votuan ndryshimet kushtetuese për themelimin e kësaj gjykate, dhe votat e deputetëve të saj (me pak përjashtime) ishin vendimtare për këtë hap ligjor.

Edhe një element: në atë kohë (2015) u siguruan 82 vota për ndryshimet kushtetuese për themelimin e gjykates speciale dhe nuk u siguruan 82 votat e nevojshme për ndryshime kushtetuese për themelimin e #USHTRISË së Kosovës.

Sot #Ushtrinë e kemi pa #Emër kushtetues!

Gjykata Speciale është „dhuratë“ nga #HashimThaçi e fatkeqësisht pasojat e saj do i bartin shumë bashkluftetarë dhe bashkpuntorë të tij të ngushtë (nëse edhe ai vetë nuk do përballet me këtë gjykatë?!) dhe vetë shteti ynë për shkak të ndëkombtarizimit të këtij procesi.

Përndryshe, jemi në mbrojtje të UÇK-së dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat