Mësohet se sa do të paguhet avokati britanik i Sami Lushtakut

Aktuale

Mësohet se sa do të paguhet avokati britanik i Sami Lushtakut

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:06

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.

Ai ka kërkuar nga ekipi që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë, duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit.

Goeffrey Nice, pranë tribunalit të Hagës thoshte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Por, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës.

Goeffrey Nice, është angazhuar nga Sami Lushtaku që kishte luftuar kundër regjimit të Millosheviqit.

Ai do të përfaqësojë mbrojtjen e ish komandantit të Zonës së Drenicës, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Geoffrey Nice tash e tutje do të jetë në ekipin kosovarë dhe jo vetëm në mbrojtjen e Lushtakut.

Këtë e ka konfirmuar edhe Driton Laçji që drejton zyrën e të akuzuarve potencial.

“Geoffrey Nice, është i angazhuar tash që të jetë pjesë e mbrojtjes së komandantin të Zonës së Drenicës, z. Sami Lushtaku”, ka thënë Lajçi në një intervistë të shkurtër.

Sa i përket financave për të paguar një avokat siç është Nice, kjo bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.

Sipas një dokumenti që posedon zyra për mbrojtjen e të akuzuarve shihet që britaniku ka kërkuar një shumë prej 2mijë e 200 eurove për një ditë që ta mbrojë Lushtakun, si dhe shpenzimet e udhëtimit.

Këtë për T7 e ka konfirmuar edhe shefi i zyra për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi.

“Buxhetin e kemi të ndarë po presim edhe të takohemi tash në Hagë me avokatin Nice. Por po presim edhe miratimin e buxhetit të Kosovës dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Lajçi.

Ai ka thënë se më miratimin e buxhetit të shtetit do të ndahet edhe pagesa për Nice dhe avokatët e tjerë të angazhuar në këtë proces.

Gjykata Speciale u themelua në gusht të viti 2015, krejt tash pas më shumë se dy vite ky organ ka filluar t’i ftojë dhe intervistojë ish-pjesëtaret dhe komandantët e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat