Rakiq: Bashkekzistenca në mes të shqiptarëve dhe serbëve mund të ekzistojë vetëm në letër dhe jo në jetën reale

Aktuale

Rakiq: Bashkekzistenca në mes të shqiptarëve dhe serbëve mund të ekzistojë vetëm në letër dhe jo në jetën reale

Nga: F.B Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:57
Goran Rakiq

Kryetari në dorëheqje i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se bashkëpunimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ka ekzistuar kurrë.

Kryetari në dorëheqje I komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se bashkëpunimi në kuptimin e plotë të fjalës në mes të serbëve dhe shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë, shkruan Tanjug transmeton “Bota Sot”.

Sipas Rakiqit politikanët shqiptarë kanë qëndrime të dyfishta.

“Politikanët nga Prishtina kanë qëndrime të dyfishta. Kemi një polic të mirë dhe të keq  ai që dëshiron të paraqitet si mik i serbëve dhe ai që akuzon serbët për çdo gjë, në mënyrë që ky bashkëpunim të mos ekzistojë dhe të mos ekzistonte kurrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Rakiq.

Rakiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët do të mund të bashkëpunonin me njëri-tjetrin vetëm nëse i injorojnë politikat dhe tensionet politike që ekzistojnë.

Tutje Rakiq për “Tanjug”, përcjell “Bota Sot” ka shtuar se bashkëpunimi apo bashkekzistenca në mes të shqiptarëve dhe serbëve mund të ekzistojë vetëm në letër dhe jo në jetën reale.

I pyetur nëse ai personalisht ka ndonjë mik shqiptar, Rakiq ka thënë se nuk e ka asnjë mik, por që njeh shumë shqiptarë ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat