Dialogu, Veseli fton nesër në takim koordinues Thaçin, Haradinajn, ekipin negociator dhe opozitën

Aktuale

Dialogu, Veseli fton nesër në takim koordinues Thaçin, Haradinajn, ekipin negociator dhe opozitën

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:58
Shpend Ahmeti, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përsëri po bën përpjekje për një takim koordinues me të gjithë përfaqësuesit për dialogun me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në takim koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, ky takim pritet të fillojë na ora 11:00 të ditës së nesërme.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mbahen takime të tilla mirëpo, përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare edhe më tutje vazhdojnë ta kundërshtojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat