Edhe Ramiz Lladrovci, i ka dy fjalë pas shkuarjes në Hagë të Mustafës e Lushtakut

Aktuale

Edhe Ramiz Lladrovci, i ka dy fjalë pas shkuarjes në Hagë të Mustafës e Lushtakut

Më: 14 janar 2019 Në ora: 00:50
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shkuarjes në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës.

Pas udhëtimit të sotëm për Hagë, ku janë ftuar nga Gjykata Speciale, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “UÇK ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve”.

“E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje:

Ashtu si deri sot, edhe sot e tutje, do të konfirmohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ishte dhe mbetet krenaria jonë, me vlerën e qëllimeve dhe veprimeve.

Ashtu do të jenë të gjithë të ftuarit në Hagë, edhe gjeneralët tanë fitimtarë, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, sepse janë me jetë e me vepra kontribuues të lirisë së popullit të vet.

E drejta jonë për të qenë të lirë, ishte e drejtë e jona që nuk mund ta mohoj asnjë gjyq as akuzë e rrejshme, ju presim përgjithmonë fitimtar gjeneral Lushtaku e gjeneral Mustafa!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat