Përfundon intervistimi në Hagë i Komandant Remit

Aktuale

Përfundon intervistimi në Hagë i Komandant Remit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 10:22
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa

(E plotësuar) - Ka përfunduar intervistimi në Hagë i Rrustem Mustafës, i njohur në luftën e fundit në Kosovë, si Komandant Remi.

Remi, ishte i ftuari i parë si ish-pjesëtarë i UÇK-së, për tu intervistuar në Gjykatën Speciale.

***

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka përfunduar pjesën e parë të intervistimit nga Prokurori Special në Hagë të Holandës.

Mustafa aktualisht po pauzon pas më shumë se dy orë intervistimi në Zyrën Prokurorit të Specializuar, intervistë kjo e zhvilluar në prani të avokatit mbrojtës Arianit Koci.

Më pas pritet të vazhdojë pjesa e dytë e intervistimit.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.

Veç tij të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës

***

Ish-komandati Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është duke u intervituar në Holandë.

Para pak minutash ka nisur intervistimi nga një Prokuror Special në zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë të Holandës.

Mustafa është edhe zyrtarisht personi i parë që po intervistohet nga Gjykata Speciale.

Veç tij të dielën për në Hagë u nis edhe ish-komandanti, Sami Lushtaku, i cili pritet të intervistohet dy ditë pas Mustafës.

***

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, hyri në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për t’u intervistuar në lidhje me pretendimet për përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Komandant Remi ka arritur në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për t’u intervistuar. Remi është nisur për në Holandë ditën e djeshme përderisa edhe deklaroi se në Hagë ai do të mbrohet pikërisht nga UÇK-ja.

Tutje ai deklaroi po ashtu se ndihet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty.

Image

Përpos Remit gjatë ditës së djeshme për në Hagë u nis edhe ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Lushtaku parashihet që të intervistohet dy ditë pas Remit, saktësisht me datën 16.

Ftesa për intervistim kanë marrë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci.

Avokatët e disa të të ftuarve kanë thënë se klientët e tyre “do të paraqiten vullnetarisht” dhe se “janë të gatshëm të sqarojnë çdo rrethanë” që po heton Prokuroria Speciale.

Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në zyrën e Prokurorit Special nuk kanë folur rreth ftesave, ndërsa autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që janë ftuar për intervistë, të përgjigjen, në mënyrë që të tregojnë “luftën e pastër të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat