Veseli: LDK mos t’i fërkojë duart, s’na gjenë gjë as prej Gjykatës Speciales

Aktuale

Veseli: LDK mos t’i fërkojë duart, s’na gjenë gjë as prej Gjykatës Speciales

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:06
Kadri Veseli dhe Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Takimit koordinues për dialogun me Serbinë, sërish i munguan dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Nikoqiri i këtij takimi, Kadri Veseli pati një porosi për LDK-në, që kjo e fundit të mos t’i fërkojë duart.

Veseli në një konferencë për media, pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, i iniciuar nga vet ai, tha se refuzimi i serishëm i ftesës së tij nga dy partitë opozitare, po bëhet si rezultat i egos politike për rehabilitime.

Ai më kritik u tregua ndaj LDK-së, ku pas deklaratave të të parit të kësaj partie, Isa Mustafa, se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi, Veseli është përgjigjur se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton.

Veseli: LDK mos t’i fërkojë duart

“Njëfarë ftese e kam për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se maroj qe 20 vjet. S’ka me na gjet kurrgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu. Tani edhe një, le të bëhet gati dalëngadalë, shkojmë me reformë zgjedhore, hyjmë në zgjedhje. O le t’i pranon zgjedhjet, çdoherë bënë VLAN-a, LAN-a, e nuk i pranon zgjedhjet kur humbë”, tha Veseli.

Me gjithë këtë, Veseli u shpreh i bindur se vendimmarrja nuk do të mungojë. Sipas tij, çdo vendim do të jetë me 2/3 e Kuvendit dhe po ashtu, ai përmendi referendumin përmes së cilit do të vendosin vet qytetarët.  

Ai shprehu bindjen e tij të plotë se Serbia do ta njohë Kosovën.

Veseli: Ka vetëm një vendimmarrje dhe ajo është Kosova e pavarur

“Ka vetëm një vendimmarrje, ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacenuar territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, u shpreh ai.

Ndërsa bashkëdrejtuesi i dialogut, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se në takimin e sotëm informuan krerët shtetëror për temat të cilat do të diskutohen në Bruksel, e që sipas tij janë çështja e të zhdukurve, të zhvendosurit, pronat, çështjet ekonomike,, trashëgimia kulturore dhe kërkesat që Kosova duhet t’i ngrisë ndaj Serbisë.

Ahmeti: Nëse nuk ka njohje të ndërsjellët nuk do të vlejë asnjë marrëveshje me Serbinë

“Do ta ndërtojmë si praktikë që edhe para takimeve dhe pas takimeve në Bruksel,  për të diskutuar mbi mesazhet të cilat i kemi dërguar dhe, mbi mesazhet të cilat ne dëshirojmë t’i dërgojmë si Kosovë. Është e qartë që pas takimit në Bruksel më 8 janar, ne i kemi disa objektiva më të qarta. E para është se besoj që kemi dakordim të plotë që për neve më nuk ka dialog teknik, ku ne mund të flasim për një temë dhe tani të shohim se a mund të implementohet apo jo. Është e qartë se kjo rezulton me njohje të ndërsjellët. Në qoftë se nuk ka njohje të ndërsjellët, në qoftë se nuk ka perspektivë anëtarësimi në OKB, atëherë patjetër se asnjë prej marrëveshjeve nuk do të vlejë”, tha Ahmeti.

Edhe Ahmeti, sikurse Veseli, potencoi se është papërgjegjësi e LDK-së dhe Vetëvendosjes që nuk po tregojnë gatishmëri për t’u ulur në tavolinën për dialogun.

Ai bëri të ditur se delegacioni shtetëror është në pritje të dokumentacionit të Presidencës për dialogun me Serbinë./

***

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova bashkë me partnerët strategjikë do të sigurojë njohjen e pavarësisë nga Serbia në kufijtë e 17 shkurtit 2008 si dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj konference Veseli foli edhe për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe LVV-së në këtë takim.

Veseli ka thënë se çdo herë kur po flitet për dialogun LDK-ja po i përmend zgjedhjet.

“Do të ketë marrëveshje në interes të Kosovës. Ju e dini se çdo ditë jemi duke marrë letra dhe nga SHBA e Bashkimi Evropian po marrim letra për procesin e dialogut dhe si duket LDK-ja po e din që nuk ka zgjedhje dhe çdo herë kur po flitet për dialogun ajo po i përmend zgjedhjet. Është mirë që të merret përgjegjësi kur është në pyetje interesi i përgjithshëm dhe jo për interesa partiake dhe të mos ikin prej përgjegjësisë….. Edhe e kam një mesazh për LDK-në, të mos i fërkojnë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjete asgjë, as prej Gjykatës Speciale. Edhe një herë, le të bëhet gati kadal dale shkojmë në zgjedhje me reformë zgjedhjesh, se kot bën VAN, VLAN e kot po i bën”, ka thënë Veseli.

Veseli: Vendimmarrja për Dialogun do të jetë e qytetarëve

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ripërseritur se me marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të cenohet territori i Kosovës, do të ketë njohje nga Serbia dhe se Kosova do të fitojë ulësen në OKB.

Në takimin koordinues të ekipit për dialog, nuk kanë marrë pjesë përfaqësues nga LDK dhe Vetëvendosje, e për këtë Veseli pati një porosi për LDK-në:

“Edhe një ftesë e kam për LDK-në, mos t'i fërkon duart se maroj qe 20 vjet. Nuk ka me na gjet kurrëgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu", tha Veseli.

Ndërsa shtoi se megjithatë, vendimmarrja për marrëveshjen finale në mes Prishtinës dhe Beogradit do të jetë e qytetarëve.

“Do të jetë me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Ka vetëm një vendimmarrje dhe ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, e pa cenuar territorialisht, njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB”, tha Veseli.

Ndërsa, njëri nga dy drejtuesit e ekipit shtetëror, Shpend Ahmeti, tha se dialogu do të përfundojë me njohje, teksa shtoi se nuk kanë gatishmëri për kompromise të rënda. Sipas tij, nëse nuk do të ketë njohje të ndërsjellë, Ahmeti thotë se nuk do të vlejnë as marrëveshjet e arritura.

"Ne i kemi tashmë disa objektiva më të qarta. Nuk ka më dialog teknik, kemi informuar për krijimin e 6 komisioneve për dialogun", tha ai. Për dokumentacionin për dialogun, Ahmeti tha se presin bashkëpunim të Presidencës në këtë drejtim.

Në këtë takim koordinues të pranishëm ishin edhe  kryeministri Ramush Haradinaj, Blerim Shala dhe Ardian Arifaj nga Presidenca, ndërsa munguan përfaqësuesit LDK-së dhe VV-së.

Veseli pas takimit të dialogut: Nuk cenohet territori i Kosovës 

Pas takimit me delegacionin shtetëror për dialogun, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se lufta e UÇK’së ka qenë e shenjtë, duke deklaruar se nuk do të ketë shkëmbim me territore.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e shenjtë ata bartin mbi barrën e tyre lirinë e Kosovës, krenarinë e Kosovës, kjo ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u deklarua Veseli.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë që u thirr nga Veseli, ai deklaroi se do të ketë gjatë këtij procesi transparencë e llogaridhënie.

“Sot filluam takimet e rregullta, kemi thënë se do të ketë transparencë e llogaridhënie, ky është takimi i parë që është zhvilluar pas takimit në Bruksel. Po e them në mënyrë shumë të qartë, ka vetëm një vendimarrje ajo është Kosova e pavarur dhe sovrane, ajo është Kosova e pacënueshme territorialisht, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB”, përfundoi Veseli.

Në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Veseli ishin të ftar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy grupeve parlamentare të opozitës nga LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Kryeministri Ramush Haradinaj iu përgjigj ftesës, ndërkaq, presidenti Thaçi dërgoi në takim përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

***

Ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Para pak çastesh ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Vetëvendosje.

Në këtë takim kanë arritur bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ka arritur në Kuvend.

Në anën tjetër presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk po merr pjesë në këtë takim mirëpo, ai ka dërguar përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

 

***

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të pa përfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.

Ata pritet të koordinohen për procesin e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat