Në Gjykatën e Apelit nisin punën 10 gjyqtarë të rinj - Bota Sot
Në Gjykatën e Apelit nisin punën 10 gjyqtarë të rinj

Aktuale

Në Gjykatën e Apelit nisin punën 10 gjyqtarë të rinj

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:06
Mbledhja e Gjykatës së Apelit

Nga e hëna Gjykata e Apelit do të ketë dhjetë gjyqtarë më shumë. Halide Reka, Drita Rexhaj, Hunaida Pasuli, Milena Xheriq, Bujar Muzaqi, Mehmet Ndrecaj, Arsim Hamzaj, Faton Ademi, Liridon Maloku dhe Enes Mehmeti, janë emrat që do t’i bashkëngjiten, gjykatës së shkallës së dytë.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i  gjyqtarëve, përfshirë edhe Divizionin në Mitrovicë në këtë institucion arrin në 51.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala u shpreh optimist se me angazhimin e tyre, numri i lëndëve të pazgjidhura, të trashëguara ndër vite, do të bie, dhe si rrjedhojë procedurat do të shkurtohen. 

9 nga 10 gjyqtarët e rinj, do të punojnë në divizionin civil të  Departamentit të Përgjithshëm, ndërsa një në Departamentin Ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...