Thaçi: Ikja nga përgjegjësia politike në kundërshtim me interesin tonë shtetëror

Aktuale

Thaçi: Ikja nga përgjegjësia politike në kundërshtim me interesin tonë shtetëror

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetur takimin e sotëm koordinues për dialog, si një veprim i domosdoshëm për bashkërendimin e hapave në fazën finale të dialogut.

Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror. Mirëpo, nëse do të jemi të bashkuar, ne do ta përmbyllim me sukses edhe këtë kapitull të shtetndërtimit, shkruan ai në Facebook.

Thaçi ka theksuar se si president i Republikës së Kosovës, vlerëson lart përpjekjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli për koordinimin ndërinstitucional dhe atë ndërmjet grupeve parlamentare për forcimin e unitetit politik.

“Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë. Prandaj, askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që Kosovës do t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”, porosit kreu i vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat