Mustafa-Veselit: Po flet me logjikën e SHIK-ut

Aktuale

Mustafa-Veselit: Po flet me logjikën e SHIK-ut

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:23
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur ‘selameve’ të kryetarit të Kuvendit të Kosovës sa i përket Speciales, duke thënë se Kadri Veseli është mirë të sillet si kryeparlamentar dhe jo si shef i SHIK-ut.

Pas takimit koordinues për dialogun me Serbinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i kishte dërguar “selam”  LDK-së që të mos fërkojë duart sa i përket Gjykatës Speciale.

Kreu i LDK-së tha se të gjithë ata që thirren nga Gjykata Speciale duhet t’i përgjigjen ftesës, dhe se për fajësinë apo jo të tyre do të vendosë drejtësia.

Mustafa: Veseli të mos sillet si shef i SHIK-ut

“Është mirë që Veseli të veprojë tash mbi themelet e bazës së përgjegjësisë së tij, si kryetar i Kuvendit të Kosovës  dhe kryetar i një partie të rëndësishme  në Kuvend, e jo si shef i SHIK-ut, sepse logjika e tillë është më tepër logjikë e  SHIK-ut se sa politike. Askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet që të shkojnë në gjykatë, as për njerëzit e Kosovës. Në qoftë se dikush ka bërë krime, atëherë ai duhet të fërkojë duart e veta, e jo duart e LDK-së”, tha Mustafa.

Ai ka përsëritur edhe një herë se nuk bëhen pjesë e kësaj Qeverie, mirëpo sipas tij duhet të bëhet një ri-konfigurim, duke theksuar se qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur grupin negociator si dekorues.

Hoti: Dialogu me Serbinë në rrugë  pa kthim

“Dialogu me Serbinë ka hyrë në rrugë të pakthyer. Ekipi negociator, dekorues po e quaj. Presidenti dhe kryeparlamentari, secili prej tyre, japin qëndrime të kundërta. Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri thotë se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, tjetri thotë se do të respektohet Kushtetuta e vendit. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, tjetri se marrëveshja do të jetë e dhimbshme për Kosovën. Njëri thotë se në fund do të vendosë Kuvendi, tjetri përmend referendumin si fjalën përfundimtare për çështjen të dialogut”, tha ai.

Hoti ka rikujtuar se një e treta e ministrave aktualë të Qeverisë së Kosovës kanë aktakuza, derisa ligjet që miratohen në Kuvend të Kosovës janë për interesa klanore.

Hoti: Kuvendi i Kosovës është kthyer në arenë të fyerjeve

“Është krijuar një arenë ku përdoret fjalor jo parlamentar, dhe kjo është bërë normë e punës së përditshme të Kuvendit. Plot ligje që janë sponzorizuar  në Kuvend të Kosovës, në fakt përfaqësojnë interesat të ndryshme politike dhe klanore. Më lejoni të përmendi dy ligje në veçanti. Ligji për vjetërsinë e veturave të importuara dhe tani ky koncept-dokumenti për lojërat e fatit, që thjesht paraqesin interesa të ngushta klanore”, tha Hoti.

Ndryshe, LDK nuk ishte pjesë e takimit të sotëm koordinues për dialogun me Serbinë. Po ashtu, edhe Vetëvendosje dhe presidenti Hashim Thaçi nuk morën pjesë.

Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Fërkojë duart para se të flasësh për LDK-në

Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ku ky i fundit i tha se LDK-së t’i fërkojë duar sepse nuk do të ketë zgjedhje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isaa Mustafa tha se Kadri Veseli duhet ti fërkojë duart para se të flet për LDK-në. Ai ka thënë se sjellja e tij është logjikë e SHIK-ut.

“Kadri Veseli duhet t’i fërkojë duart e tij njëherë para se të flasë për LDK-në, sjellja e tij është logjikë e SHIK-ut”, ka thënë Veseli.

“Është mirë që Veselit të veproj mbi bazat e përgjegjësisë si kryetar i Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike. Askush nuk i fërkon duart për këtë gjykatë, atëherë duhet ti fërkojë duart e veta e jo të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se nuk shohin asnjë arsye që të bëhen pjesë e ekipit negociator, të cilin e quajti dekorues.

Ai ka shtuar se nuk do t’i bashkohen asnjëherë qeverisë aktuale. “Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet konfigurim i tërësishëm i qeverisë ose përfaqësimit të domosdoshëm që do mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, tha ai.

Teksa ka numëruar zëvendësministrat, ministrat e këshilltarët e Haradinajt, Mustafa ka thënë se duhet të mendojnë ata për vendimet e kryeministrit, një prej të cilave është taksa ndaj Serbisë.

“Kur kam qenë kryeministër kam pas më pak këshilltarë. Duhet të mendojnë ata për të. Serbia e meriton dhe ka meritu një masë të tillë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat